Princi William dhe Kate Middleton kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit mbështetën Ukrainën dhe udhëheqësin e saj mes sulmeve nga Rusia në një mesazh përmes Twitter.
“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin ukrainas ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, thuhet në Twitter.
In October 2020 we had the privilege to meet President Zelenskyy and the First Lady to learn of their hope and optimism for Ukraine’s future.
Today we stand with the President and all of Ukraine’s people as they bravely fight for that future 🇺🇦 W & C
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) February 26, 2022
Mesazhi mbështetës nga mbretërorët britanikë erdhi vetëm disa orë pasi Zelenskyy postoi një video në mediat sociale ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e Kievit pas një nate me shumë sulme artilerie në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në video ai është drejtuar popullit të Ukrainës me fjalët: Unë jam këtu.