Presidenti ukrainas: Fjalimi i Zelenska-s në Kongresin Amerikan “një nder” për vendin

July 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se fjalimi i gruas së tij, Olena Zelenska të mërkurën në Kongresin amerikan është një nder për Ukrainën.

“Ishte hera e parë në histori që Zonja e Parë bëri një fjalim të tillë në Kongres dhe sigurisht që është një nder për Ukrainën, për të gjithë popullin tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës për ukrainasit.

“Fjalimi ishte sa më praktik dhe i sinqertë – në fakt në emër të të gjitha familjeve tona. Olena foli për viktimat e terrorit rus dhe për mundësinë reale që miqtë tanë amerikanë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Kjo mund të jetë fitorja jonë e përbashkët – e kombeve ukrainase dhe amerikane.”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky u shpreh se shpreson që fjalimi të ketë rezultate, duke iu referuar kërkesave që ai dhe zonja e parë i bënë Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’i siguruar Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Kërkohet një shpejtësi dhe shkallë krejtësisht e ndryshme mbrojtjeje. Por gjithçka varet, për fat të keq, jo nga ne, por nga vendimet politike që mund të merren në kryeqytetet kryesore”, shpjegoi ai, shkruan CNN. Dhe kjo është arsyeja pse kjo temë e mbrojtjes ajrore u bë kyçe sot në fjalimin e zonjës së parë të Ukrainës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shpresoj se përgjigjet për kërkesat tona do të jepen së shpejti. Terrori rus duhet të humbasë”, tha ai.

Zelensky deklaroi se për të zvogëluar barrën mbi familjet evropiane, Ukraina duhet të jetë në gjendje të mposht Rusinë.

“Rusia po teston në Ukrainë gjithçka që mund të përdoret kundër vendeve të tjera evropiane. Filloi me luftërat e gazit dhe përfundoi me një pushtim të plotë, terror me raketa dhe qytete të djegura të Ukrainës. Dhe në mënyrë që kjo të mos ndodhë me askënd tjetër, ne duhet të sigurojmë një fitore të prekshme të përbashkët ndaj Rusisë në Ukrainë.”, shtoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm ukrainas i reagon Lavrovit: Rusët duan gjak, jo negociata

Story i radhës

“Nuk ndodhi në mënyrë të paqtë”- Mikela sqaron aryset e ndarjes nga Erioni: Vuri disa gjëra para meje…

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë