Presidenti ukrainas do të vizitojë Gjermaninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy më 13-14 maj do të vizitojë Gjermaninë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, Zelenskyy më 14 maj do të zhvillojë vizitë në Berlin.

Në lajmin e gazetës “Tagesspiegel” të cilin e bazon në policinë e Berlinit, thuhet se për shkak të vizitës së Zelenskyy-t në zonën përreth Potsdamer Platz ku ndodhet hoteli ku do të qëndrojë presidenti ukrainas do të zbatohet niveli më i lartë i sigurisë.

Më 14 maj, Zelenskyy do të pritet me ceremoni ushtarake nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pas takimit dy liderët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Pas takimit me presidentin Frank-Walter Steinmeier, Zelenskyy do të niset me helikopter drejt qytetit Aachen dhe këtu ai do të nderohet me çmimin ndërkombëtar “Charlemagne”.





Story i mëparshëm

Lloga: Ende nuk e kemi marrë procesverbali nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e Damevës

Story i radhës

ZKA: Ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mal i Zi shkaktoi dëme 830 mijë euro

Të fundit nga