Presidenti ukrainas akuzon presidentin rus për “bllokim të paqes”

min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një takim të jashtëzakonshëm virtual të G7-tës ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, për “bllokim të paqes”, duke theksuar se “nuk mund të ketë dialog me këtë lider të Rusisë, i cili nuk ka të ardhme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bisedimet mund të bëhen ose me një udhëheqës tjetër të Rusisë, i cili do t’i bindet Kartës së OKB-së, parimeve bazë të njerëzimit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ose në një konfigurim tjetër, në mënyrë që terroristi kryesor të mos ketë mundësinë të ndikojë në vendimet kryesore nëpërmjet terrorit. Tani një person po bllokon paqen dhe ky person është në Moskë”, tha presidenti Zelenskyy.

Si një përgjigje “simetrike” ndaj sulmeve të fundit të Rusisë në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, presidenti Zelenskyy bëri thirrje për të bllokuar sektorin energjetik të Rusisë me sanksione, “të thyejë stabilitetin” e të ardhurave ruse nga tregtia e naftës dhe gazit.

“Nevojitet një kufi i ashpër çmimi për eksportet e naftës dhe gazit nga Rusia, fitim zero për shtetin terrorist”, shtoi Zelenskyy.

Ai pohoi se hapa të tilla mund të “sjellin paqen më afër” pasi do të inkurajojnë Moskën “të mendojë për paqen dhe për humbjen e luftës”.

Ai pretendoi se Rusia përdor të gjitha mjetet, përfshirë sulmet me raketa, kërcënimet për një katastrofë rrezatimi, “sabotazh” infrastrukturor në Evropë dhe përpjekjet për të shkatërruar objektet energjetike të Ukrainës për të “provokuar kaos në Ukrainë dhe në mbarë botën demokratike”.

Presidenti ukrainas gjithashtu ofroi vendosjen e një misioni vëzhguesish ndërkombëtar në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të monitoruar situatën e sigurisë në rajon mes përpjekjeve të Moskës për të “tërhequr drejtpërdrejt” Bjellorusinë në konflikt.

“Ukraina nuk ka planifikuar dhe nuk planifikon masa ushtarake kundër Bjellorusisë. Ne jemi të interesuar vetëm për të rivendosur integritetin tonë territorial”, theksoi ai.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Vërshimet e shtatorit, mbi 3.5 milionë euro dëme në Rahovec

Story i radhës

Lëndohet Di Maria, rrezikon paraqitjen në “Katar 2022”

Të fundit nga