Presidenti turk Erdoğan takohet me homologun e tij afrikano-jugor Ramaphosa në New York

1 minut lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot me homologun e tij afrikano-jugor Cyril Ramaphosa në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, raporton Anadolu.

Takimi u zhvillua në Shtëpinë Turke (Turkevi), një rrokaqiell përballë selisë së OKB-së në të cilin gjendet konsullata e vendit dhe përfaqësia pranë OKB-së.

“Gjatë takimit u diskutuan hapat që do të ndërmerren për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekzistuese të forta midis Türkiyes dhe Republikës së Afrikës së Jugut në nivele dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me të dy vendet”, tha Drejtoria turke e Komunikimeve në platformën “X”.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe ndihmësi i presidentit Akif Çağatay Kılıç.

Presidenti turk ndodhet në New York për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme.





Story i mëparshëm

Teknologjia që i dha AMD-së procesorët më të shpejtë gaming në botë do të adoptohet nga Intel

Story i radhës

VOA: Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit

Të fundit nga