Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi drejt Krimesë të shtunën për të shënuar nëntë vjetorin e ankesimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi.
Zoti Putin të shtunën vizitoi muzeun historik dhe arkeologjik Tauric Chersonese, ku gjendet edhe një shkollë arti dhe një qendër fëmijësh. Vizita u bë një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus.
Gjykata e akuzoi të premten konkretisht zotin Putin se mban përgjegjësi personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina gjatë operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që filloi gati 13 muaj më parë.
Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një lëvizje që pjesa më e madhe e botës e denoncoi si të paligjshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që Rusia të tërhiqet nga ky gadishull, si dhe nga zonat që ka pushtuar që nga viti i kaluar./VOA