Presidenti polak: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka deklaruar se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rusia ka një detyrim për të kryer këtë rindërtim dhe unë besoj se komuniteti ndërkombëtar do ta detyrojë shtetin rus të siguruar kostot”, tha Duda në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Duda theksoi se në fakt është një “detyrë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar” të detyrojë Rusinë të paguajë për rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti polak theksoi se ishte Rusia ajo që filloi luftën kundër Ukrainës dhe për këtë arsye ajo duhet të sigurojë “të gjitha kostot e rindërtimit”.

“Nëse dikush sulmon një shtet, atëherë ai duhet të paguajë një faturë të madhe. Dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë me Rusinë tani”, u shpreh ai.

Më 1 dhjetor, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, njoftoi se planifikon të diskutojë me homologët e tij për ndonjë mjet ligjor të disponueshëm për t’u siguruar që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Duke folur në fillim të konferencës dy-ditore ministrore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që u mbaj këtë vit në qytetin polak Lodz, Borrell tha se do të shqyrtojnë “të gjitha mundësitë për t’u siguruar që Rusia do të paguajë për shkatërrimin që po shkakton në Ukrainë”.

Ai kujtoi se BE-ja ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 20 miliardë euro që kur Moska filloi luftën kundër Ukrainës. Ai po ashtu theksoi se sanksionet perëndimore kanë çuar në ngrirjen e 300 miliardë eurove të rezervave valutore të bankës qendrore ruse në të gjithë botën.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Do të kufizohet lëvizja e të pavaksinuarve?!

Story i radhës

Trepça rikthen Malën, nënshkruan me Artis dhe shkëput kontratën me Brown

Të fundit nga

Vullneti e Lela ngacmojnë Leon

Në shtëpinë më të famshme në vend, target për ngacmim u bë sot Leo. Ishin Lela dhe Vullneti të cilët përmendin dhe ngucnin atë gjatë një diskutimi mes tyre. E gjitha u

Përurohet biblioteka e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re
ShkoLartë