Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në përbërjen e delegacionit zyrtar në EBA është edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Kabineti i Pendarovskit njofton se ai nesër në Abu Dabi do të pritet nga sheiku Mohamed bin Zajed bin Sulltan Al Nahjan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit.

“Është paraparë që gjatë kohës së vizitës zyrtare, presidenti Pendarovski të vendos lule në Vahat Al Karama (Oaza e dinjitetit) dhe për të nderuar dëshmorët dhe heronjtë e Emirateve të Bashkuara Arabe”, kumton kabineti i Pendarovskit.

Story i mëparshëm

Rrëzimi i dronit amerikan mbi Detin e Zi, reagon Rusia: Shkeli hapësirën ajrore, nuk e prekëm

Story i radhës

Një avion rus përplasi një dron amerikan mbi ujërat ndërkombëtare, ja çfarë duhet të dini

Të fundit nga