Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Ekuadorit

November 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot oi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Ekuadorit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Romë, Migel Falkoni Puig.

 

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë solemne, presidenti Pendarovski shfaqi bindje se tek të dy shtetet ekziston interes për investim të mëtutjeshëm të përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të avancimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral.

“Jam i bindur se përvoja Juaj e pasur dhe karriera e suksesshme do të jenë me rëndësi të posaçme dhe do të kontribuojnë për intensifikimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Ekuadorit, duke krijuar mundësi të reja për avancim të dialogut bilateral politik, por edhe të nismave për përforcim dhe zgjerim në sferat e bashkëpunimit, përfshirë aspektin ekonomik, kulturor, shkencor-arsimor dhe aspekte të tjera të interesit të ndërsjelltë”, porositi Pendarovski.

Ambasadori, në fjalën e tin shprehi gatishmëri për avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, përforcim të dialogut me biznesmenë nga Maqedonia e Veriut dhe avancim të kornizës së përgjithshme kontraktuese mes Ekuadorit dhe Maqedonisë së Veriut, në drejtim të thellimit të lidhjeve miqësore.

“Qeveria e Ekuadorit propozon të fillohet me negociata adekuate për nënshkrim të mundshëm të marrëveshjes për lirim të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, si dhe për emërimin e konsujve të nderit të të dy vendeve me seli në Kito dhe Shkup. Njëherit, mund t’i thellojmë negociatat për marrëveshje për evitim të tatimimit të dyfishtë, marrëveshje për mbrojtje të investimeve, këmbim të mundshëm të studentëve mes Akademisë diplomatike të Maqedonisë së Veriut dhe Akademisë diplomatike të Ekuadorit dhe memorandum për mirëkuptim për çështje multilaterale”, theksoi ambasadori Migel Falkoni Puig në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vërshimet në Malishevë, aktualisht gjendja e qetësuar

Story i radhës

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë