Presidenti Meta pret në takim dy zyrtarë të Bashkisë Arbëreshe: T’i ndihmojmë për të ruajtur identitetin kombëtar

min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim dy zyrtarë të Bashkisë Arbëreshe të Ururit, ndërsa thotë se takimi me përfaqësues të këtij komuniteti është gjithmonë emocionues.

Kreu i Shtetit thekson se jetik që arbëreshët të ndihmohen dhe mbështeten, me qëllim që ata të mbrojnë dhe forcojnë identitetin kombëtar.

Presidenti thote se ka pranuar ftesën për të vizituar Bashkinë e Ururit, ndërsa thekson se “do të kontribuojë me shumë dashuri për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqip”.

“Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino.

Është mbresëlënëse dhe frymëzuese të njihesh me përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën, kulturën dhe traditat e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO.

Jetike për mbrojtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar të mbështesim dhe ndihmojmë arbëreshët të ruajnë këtë pasuri të vyer historike dhe kulturore, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

E mirëprita me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Bashkinë e Ururit dhe do të kontribuoj me shumë dashuri për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqipe”, shkruan Meta.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Handanoviq: Privilegj që vazhdon

Story i radhës

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë (VIDEO)

Të fundit nga