Bosnja dhe Hercegovina nuk mund t’i përmbushë kushtet për statusin e një kandidati për Bashkimin Evropian dhe i shkel ato çdo ditë, tha presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
Komisioni Evropian propozoi të mërkurën që BH-së t’i jepet statusi i kandidatit me kusht që të ndërmarrë një sërë reformash dhe disa ligje në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes.
“Statusi i kandidatit si një inkurajim simbolik i Bosnjës dhe Hercegovinës – po, por një pjesë e Sarajevës politike po punon në mënyrë aktive me bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar për të shpërndarë kroatët”, tha Millanoviq.
Bosnja dhe Hercegovina “nuk mund” të përmbushë kushtet për të marrë statusin e kandidatit sepse i shkel ato çdo ditë”, tha ai, raporton klix.ba.
Lidhur me zgjedhjet në Bosnje dhe rinumërimin e votave për zgjedhjen e presidentit të Republika Srpska, në të cilat Milorad Dodik kishte 30 mijë vota më shumë, ai tha se ky politikan në fakt është “më i pranueshëm për Kroacinë dhe kroatët”.
Ai ka vlerësuar se Dodik ishte zemëruar me dikë “jashtë” dhe tani po shtyhet kandidatja, Jelena Triviq, e cila flet “marrëzi monumentale” dhe ka pyetur se “e kujt është interesi për të krijuar kaos”.