Presidenti kroat bën thirrje në OKB për njohjen e Kosovës anëtare të barabartë të kësaj organizate

September 20, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve [OKB-së].

Siç raportojnë mediat Milanoviq shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër”, ka thënë presidenti kroat.

Ne vazhdojmë të mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë pjesëtare e barabartë i bashkësisë së kombeve [Organizatës së Kombeve të Bashkuara]”, tha ndër të tjera Milanoviq. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I është vendosur defibrilator në zemër, por detyrohet t’i japë fund karrierës

Story i radhës

Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit – largohet nga seanca e Kombeve të Bashkuara

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë