Presidenti italian, Sergio Mattarella sonte arriti për vizitë zyrtare në vend.
Matarella në aeroportin e Shkupit u prit nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Matarella nesër do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të pasojë takimi tet-a-tet i dy shefave të shteteve dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së veriut dhe Italisë.
Presidentët Pendarovski dhe Mattarella deri më tani patën takime në Romë në nëntor të vitit 2019 dhe në maj të vitit 2021.
Siç kumtoi Ambasada e Italisë, pas takimit me Pendarovskin, Mattarella do të niset në Kuvend, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend.
Në orët e pasdites edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta presë presidentin Mattarella dhe delegacionin e tij. Pas takimit me përfaqësues të komunitetit italian në vend, shefi i shtetit në orët e mbrëmjes do të largohet nga kryeqyteti.