Protestuesit në Sri Lanka u tërhoqën nga ndërtesat qeveritare që kishin marrë nën kontroll ndërsa nga ana tjetër trupat ushtarake përforcuan të enjten sigurinë rreth godinës së parlamentit.
Një qetësi e brishtë mbretëroi të enjten në vendin që po përballet me probleme të mëdha politike dhe ekonomike.
Më në fund, presidenti dha dorëheqjen duke e dërguar atë me email, një vendim i marrë një ditë me vonesë nga sa premtoi. Demonstruesit kishin kërkuar prej kohësh dorëheqjen e Presidentit Rajapaksa, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike me të cilën përballet ky vend dhe dështimit të udhëheqësve të tij për zgjidhje të situatës.
Por kriza duket të jetë larg përfundimit pasi me largimin e tij zoti Rajapaksa, emëroi kryeministrin, në pozitën e ushtruesit të përkohshëm të detyrës së presidentit. Demonstruesit kanë kërkuar gjithashtu edhe dorëheqjen kryeministrit duke këmbëngulur në formimin e një qeverie uniteti për të trajtuar problemet e mëdha ekonomike që kanë kapluar Sri Lankën.
Por në kushtet kur opozita është e përçarë zgjidhja duket e vështirë./VOA