presidenti i senegalit mirepret heronjte e kupes se afrikes dhe i jep 700 mc2b2 toke 6205402c1310b

Presidenti i Senegalit mirëpret heronjtë e Kupës së Afrikës dhe i jep 700 m² tokë

February 10, 2022
1 minut lexim

Futbollistët e Senegalit do të shpërblehen me 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios pas triumfit të tyre historik në Kupën e Afrikës. Sadio Manesë me shokë iu rezervua një pritje heronjsh në Senegal pas medaljes së artë të fituar në Kamerun, ku mundën Egjiptin në finale me penallti.

Mijëra tifozë zbritën në rrugë për të përshëndetur kampionët e tyre. Dhe tani presidenti i vendit ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës.

“Presidenti Maki Sal dekoroi pjesëtarët e delegacionit të Senegalit në Kupën e Afrikës 2021 me dekoratën e ‘Urdhërit Kombëtar të Luanit’. Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë toke në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Twitter”.

Mane, i cili ndryshe nga Salah, nuk do të jetë sot në skuadrën e Liverpulit për ndeshjen kundër Lestërit, vlerësoi mbështetjen e shokëve pasi humbi penalltinë në fillim të finales:

“Humbja e 11-metërshit të parë ishte një goditje e rëndë për mua.

Por, shokët erdhën edhe më thanë: ‘Sadio, ne humbasim dhe fitojmë së bashku. Ti ke bërë shumë për ne, mos u dorëzo’. Kjo më bëri më të fortë dhe bëri diferencën te penalltia e dytë”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0b4d0b2d0b5 d0bbd0b8d186d0b0 d0bdd0b0d0bfd0b0d0b4d0bdd0b0d182d0b8 d0bdd0b0 d0bad0b5d198 d0b4d0b8d0bcd0b8d182d0b0d180 d0b2d0bb 62053bef09d01
Story i mëparshëm

Две лица нападнати на „Кеј Димитар Влахов“

republika serspka miraton projektligjin antikushtetues per drejtesi 6205402fb0baf
Story i radhës

Republika Sërspka miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë