Presidenti i Santos del kundër dëshirës së familjarëve të legjendës së Brazilit

January 1, 2023
1 minut lexim

Klubi i Santosit ka vendosur që të mos tërheqë fanellën legjendare me numrin 10 që mbante dikur në këtë klub Pele. Legjenda e futbollit botëror u nda nga jeta pak ditë më parë dhe familjarët e tij kërkuan që në shenjë respekti, klubi që Pele dashuronte shumë, duhej të bënte këtë homazh të veçantë për të ndjerin.

Por presidenti i Santos, Andres Rueda, konfirmoi për “Lance” se një gjë e tillë nuk do të ndodhte dhe se kishte qenë vetë dëshira e Pele që po zbatohej në këtë rast.

“Në të vërtetë kam pasur gjithmonë vështirësi që të bëj këtë propozim në këshillin drejtues, pasi tifozeria ishte e ndarë. Kur e kërkoi familja, isha gati… Por pastaj u shfaq kjo video, që vinte nga vetë Pele. Për mua aty mbaroi gjithçka. Me këtë video nuk ka më diskutime. Kërkesa e “Mbretit” është një urdhër”, tha ai.

Ai i referohet videos që u shfaq në rrjetet sociale të një interviste të dhënë pak kohë më parë, në kanalin e Youtube “Camisa 21”, ku vetë Pele ishte kundër që të tërhiqej në nder të tij fanella me numrin 10 e Santos, në mënyrë që të gjithë të ëndërronin ta vishnin një ditë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Tean ke filluar ta shohësh ndryshe”/ Olta bisedon me Luizin

Story i radhës

Nga të fshehtat personale te krahasimet e politikanëve me kafshët, intervista humoristike e Sali Berishës zbulon gjithçka

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë