Presidenti i ri i Iranit, njeriu që ka premtuar afrim me Perëndimin

min lexim

Masoud Pezeshkian fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Iran, duke mposhtur Saeed Jaili, ndërsa premtoi se do t’i “shtrinte dorën” me Perëndimin dhe do të lehtësonte zbatimin e ligjit për mbajtjen e detyrueshme të shamive.

Sipas numërimit të votave të shpallur mëngjesin e sotëm, Pezeshkian fitoi vendin e parë me 16.3 milionë vota ndërsa kundërshtari kishte rreth tre milionë më pak se ai.

Mbështetësit e Pezeshkian, një kirurg i zemrës dhe një ligjvënës prej shumë vitesh, dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera para agimit për të festuar fitoren ndaj Jailit, një kandidat i lidhur me liderin suprem të Iranit, shkruan theguardian.

Në raundin e parë të votimit më 28 qershor, u regjistrua pjesëmarrja më e ulët në historinë e Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979. Zyrtarët iranianë e kanë vënë në dukje prej kohësh pjesëmarrjen si një shenjë mbështetjeje për teokracinë shiite të vendit, e cila është nën presion pas viteve të sanksioneve që kanë gjymtuar ekonominë iraniane, demonstrata masive dhe një goditje intensive ndaj disidencës.

Më shumë se 61 milionë iranianë të moshës mbi 18 vjeç kishin të drejtë të votonin, me rreth 18 milionë nga mosha 18 deri në 30 vjeç. Votimi duhej të përfundonte në orën 18:00, por u shty deri në mesnatë për të rritur pjesëmarrjen.

Presidenti i ndjerë, Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident me helikopter në muajin maj, u konsiderua si mbrojtësi dhe pasardhësi i mundshëm i Ajetollah Khameneit, si udhëheqës suprem. Ndërsa Khamenei mbetet vendimmarrësi përfundimtar për çështjet shtetërore, cilido njeri që fiton përfundimisht presidencën mund ta drejtojë politikën e jashtme të vendit drejt konfrontimit ose bashkëpunimit me Perëndimin.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

CENSI tregoi rënie të popullsisë, analiza: Kambana paralajmëruese për Shqipërinë

Story i radhës

​Interesim i madh i pacientëve për kryerjen e analizës falas të tiroides në kryeqytet

Të fundit nga

Peja nuk ka rival

Në takimin e zhvilluar mes Pejës dhe Lubotenit, skuadra pejane arriti një fitore të pastër me