Presidenti i ri i Iranit kërkon të zhvendosë kryeqytetin në jug të Teheranit

September 9, 2024
1 minut lexim

Masoud Pezeshkian ka thënë se problemet e kryeqytetit të vendit nuk mund të zgjidhen, prandaj kërkon të zhvendosë qendrën në brigjet jugore të vendit.

Dje në një fjalim presidenti Pezeshkian, i ardhur në post në korrik, sugjeroi se nuk ka kuptim të zhvillohet Teherani, prej numrit të madh të vështirësive me të cilat qyteti përballet.

Ai përmendte mangësitë e kryeqytetit me “furnizimin me ujë, mungesën e tokës dhe ndotjes së ajrit”, sipas rrjetit vendas Javan Online.

“Teherani si kryeqytet i vendit përballet me probleme që nuk kanë zgjidhje”, kishte thënë presidenti, duke sugjeruar zhvendosjen e qendrës ekonomike e politike të vendit”.

Pezeshkian argumentonte se nuk mund t’i thoshte rezidentëve të largoheshin nga Teherani prandaj “qeveria od të largohet e para dhe më pas njerëzit do të na ndjekin”.

Ish-kryebashkiaku i Teheranit, Gholamhossein Karbaschi, hidhte dyshime mbi idenë e  Pezeshkian, duke thënë se nuk zëvendësues për kryeqytetin.

“Ku kërkon të shkojë ai?” tha ai në një intervistë me rrjetin Asr Iran duke përmendur raste të vendeve të tjera që kanë tentuar të ndryshojnë kryeqytetin dhe kanë përfunduar duke humbur para dhe duke shtuar problemet e tyre.

Teherani është kryeqyteti i Iranit që prej vitit 1786, dhe ndodhet në veri të vendit, 100km larg detit Kaspik. Në të jetojnë 9.4 milionë njerëz dhe rreth 17 milionë në të gjithë zonën rrethuese metropolitane, duke e bërë atë qytetin më të madh në Azinë perëndimore dhe në Lindjen e Mesme, pas Kairos.

Një propozim të ngjashëm ka bërë më parë ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad, në nismën që më pas u braktis nga zyrtarët.

Pezeshkian u bë president në fund të korrikut me zgjedhjet pas vdekjes së papritur të pararendësit Ebrahim Raisi në rrëzimin e helikopterit në maj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia në Ferizaj për një javë shqipton 1,498 gjoba kundërvajtëse

Story i radhës

Publikohen imazhe ngacmuese të Ferrarit të parë elektrik

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë