Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve presin që ta zhvillojnë më 29 prill.
Në mbledhjen e grupit të PS, Balla tha se shpresojnë që presidentin ta zgjedhin që në raundin e parë. Balla tha se do të ketë një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, për të rënë dakord për kalendarin punimeve.
Gjithashtu, këtë herë do të ketë konsultim edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Mund t’ju them që duke nisur nga premisa kryesore që procesi duhet ët fillojë jo më vonë se data 24 maj. Ne kemi marrë iniciativën që kryetari i grupit të shumicës i drejtohet kryetarit të Kuvendit për të thirrur Konferencën e Kryetarëve që konsiderohet si momenti i parë. ky është një proces që bëhet nga dy etapa, e para konsultative dhe e dyta kushtetuese. Pas shtatë ditësh duhet të votohet raundin i parë i votimit. Kandidati për president duhet të ketë jo më pak se 20 firma nga deputetët.
Dje kam kërkuar kryetarët e grupeve të opozitës që të dakordësojmë këtë kalendar. Ndërkohë që duhet t’ju njoftoj se pjesë e këtij procesi është edhe publiku.
Jam i gatshëmqë pastaj me komisionin që kemi ngritur kemi të gjithë gatishmërinë të biem dakord për kandidatin apo kandidaten. Në një traditë të re, por po jep fryte, në këtë legjislaturë është edhe konsultimi me shoqërinë civile. Nesër në këtë sallë kemi ftuar një pjesë të mirë.
Kemi propozuar që data 29 prill të jetë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Deri në fund të muajit maj të kemi arritur të ezaurojmë të gjithë procesin duke shpresuar që presidentin pse jo ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha ai.