Presidenti i Polonisë ul me “këmbë në tokë” skuadrën

min lexim

Pjesë e Grupit C për kualifikueset e Euro 2024 së bashku me Shqipërinë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, është shortuar edhe Polonia. Në mediat polake ky short është cilësuar si shumë i favorshëm megjithatë në prononcimin e parë pas shortit, presidenti i Federatës së Polonisë, Cezary Kulesza thekson se mund të konsiderohen me fat vetëm për faktin se shmangën grupin e Italisë apo Anglisë, por nga ana tjetër rikthen në vëmendje Shqipërinë.

Dy kombëtaret u përballen së fundmi në kualifikueset e Botërorit të Katarit, ndërsa Kulesza thotë se lojtarët e kuqezinjve dinë të shkaktojnë telashe.

“Nuk ankohemi për shortin duke ditur që shmangëm përballjet me Italinë dhe Anglinë, si dhe Francën me Holandën. Ne kemi sulmuesin më të mirë në botë (Leëandoëskin), gjithsesi nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, Çekia ka një përfaqësuese të fortë.

Nga ana tjetër jemi përballur tani afër me Shqipërinë dhe e pamë se lojtarët e tyre dinë të shkaktojnë telashe. Ndaj çdo ndeshje duhet ta luajmë me përqëndrimin maksimal”, tha Kulesza.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ndjenjat veniten”- Adrola Dushi zhgënjehet në dashuri! Kujt ia dërgoi modelja mesazhin e koduar

Story i radhës

Shkëmbim informacioni mes dy policive, arrestohet një person në Turqi, dy shqiptarë shpallen në kërkim!

Të fundit nga