Aurelio de Laurentis dhe katër anëtarë të tjerë të bordit të drejtorëve të Napolit janë nën hetim për kontabilitetit të rremë në kontekstin e transferimit të Victor Osimhen.
Guardia di Finanza, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh midis Castel Volturno, Romë dhe në Francë për të kontrolluar kontratën që kishtë përfunduar tashmë në sytë e Prokurorisë Federale në rastin e fitimeve kapitale, të cilat më pas përjashtuan mundësinë e paligjshme të klubit blu.
Osimhen ishte blerë nga Lille në verën e vitit 2020, Karnezis dhe të rinjtë Manzi, Palmeiri dhe Liguori kishin hyrë gjithashtu në marrëveshje.
Hetimet kryhen nga prokurori Francesco De Falco me zv.prokurorin Vincenzo De Falco.