presidenti i la liga s ja pse ishte e pamundur ti thonim po rikthimit te messit 69b542ed64166

Presidenti i La Liga-s: Ja pse ishte e pamundur t’i thonim “po” rikthimit të Messit

March 14, 2026
1 minut lexim

Javier Tebas foli në një event të ISDE, ku preku disa tema aktuale dhe mohoi sërish se Barcelona kishte marrë miratimin e La Liga-s për transferimin (rikthimin) e Lionel Messi, siç kishin deklaruar më parë Xavi Hernandez dhe Mateu Alemany.

“Po-ja e La Liga-s nuk ekzistonte dhe askush nuk na e kishte kërkuar. Ata as nuk ishin në normën 1.1 të ‘fair play financiar’. Ishte e pamundur të jepnim një ‘po’ nëse nuk dihej sa do të fitonte Messi dhe duke zbatuar rregulloren për nivelin e pagës që do të kishte.

Edhe nëse kontrata do të parashikonte më pak, ishte e pamundur. Për më tepër, askush nga Barcelona nuk iu drejtua për këtë gjë La Liga-s”, – deklaroi Tebas.

Ai shtoi: “Nuk është e vërtetë, Mateu Alemany gabon. Ishte e pamundur edhe sikur të kishin një marrëveshje. Vlerësimi i kontratës do të ishte si në rastin e Joao Felix”.

Tebas foli edhe për vendin e pestë në Champions League: “Nuk më pëlqejnë shumë vendet e pesta në Champions, por mbështes skuadrat spanjolle.

Duhet kujtuar se produkti që konkurron më shumë me La Liga-n është Champions-i; kampionatet kombëtare janë industria e vërtetë e futbollit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rosanna arquette kritikon harvey weinstein manipulim i fakteve nga nje abuzues i papenduar 69b53c994d50e
Lajmi i mëparshëm

Rosanna Arquette kritikon Harvey Weinstein: Manipulim i fakteve nga një abuzues i papenduar

pse presidenti i polonise vendosi veton ndaj kredise se be 69b543a1d0c51
Lajmi i radhës

Pse presidenti i Polonisë vendosi veton ndaj kredisë së BE?

Të fundit nga

ShkoLartë