Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol zhvilloi vizitë të papritur në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, Yoon ka vizituar Ukrainën pas vizitës së tij zyrtare treditore në Poloni.
Zëdhënësja e zyrës për media e Presidencës, Kim Eun-hye njoftoi se Yoon ka vizituar qytetet Irpin dhe Bucha dhe se në orët e ardhshme do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në takim pritet të diskutohen fushat ku Koreja e Jugut mund të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën.