presidenti i keshillit evropian viziton kosoven javen e ardhshme 681cec6129319

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

May 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në kuadër të një turneu ballkanik, që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkimit Evropian.

Vizita në Prishtinë është e planifikuar për të mërkurën, më 14 maj. Një ditë më herët, ai do të qëndrojë në Beograd — vizitë që vjen pak ditë pas udhëtimit të presidentit serb në Rusi, pavarësisht vërejtjeve të Brukselit lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.

Zyrtarët evropianë e arsyetojnë vendimin për të mos anashkaluar kryeqytetin serb me angazhimin e institucioneve dhe mbështetjen për të gjitha vendet e rajonit. Sipas tyre, puna dhe zhvillimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor më vonë reflektohen përmes vendimeve të marra në Këshillin e BE-së, raporton për televizionin publik, Gjeraqina Tuhina nga Brukseli.

Turneu që Costa do të zhvillojë në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodh në prag të samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili do të mbahet në fund të javës së ardhshme në Tiranë.

Bashkësia Politike Evropiane është një nismë pan-evropiane që daton nga viti 2022, e themeluar me iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron.

Ajo bashkon mbi 40 liderë nga shtetet e kontinentit evropian dhe institucionet e BE-së.

Ky forum shërben për të diskutuar të ardhmen e përbashkët të Evropës, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjen e demokracisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rritja e cmimeve inflacioni arrin ne nivelin me te larte ne 15 muaj 681ce302cddf8
Story i mëparshëm

Rritja e çmimeve, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 15 muaj

otrant olympic paralajmeron spektakel ne ulqin kunder buducnostit 681cf0214233d
Story i radhës

Otrant Olympic paralajmëron spektakël në Ulqin kundër Buduçnostit

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë