Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka kërkuar që Rusia të pezullohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Rusia duhet të humbasë vendin e saj në KS për shkak të luftës në Ukrainë, tha Michel, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .
“Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit nis një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikueshme … e cila dënohet nga Asambleja e Përgjithshme, kjo kërkon pezullimin nga Këshilli i Sigurimit,” tha Michel.
“Kjo, sipas mendimit tim, duhet të jetë automatike.”
Rusia ka përdorur veton e saj për të penguar çdo veprim që Këshilli i Sigurimit mund të kishte ndërmarrë për të parandaluar ose dënuar luftën.
“Kremlini nisi një luftë kundër popullit ukrainas dhe kështu qindra milionë gra dhe fëmijë janë në shënjestër në të gjithë botën”, tha Michel.
“Ata janë të kërcënuar nga uria dhe janë të dërrmuar nga çmimet e energjisë.”
Ai kritikoi Rusinë për “gënjeshtra helmuese” që ajo ka përdorur për të justifikuar pushtimin, i cili ka sjellë një shkallë dhune dhe shkatërrimi që nuk është parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ne nuk mund të lejojmë që veprimet shkatërruese të njërit prej nesh të rrezikojnë vendosmërinë tonë të ashpër të përbashkët për të vepruar për të mirën e përbashkët,” tha Michel.