Presidenti i Kazakistanit bën thirrje për kërkimin “kolektiv” të paqes në Ukrainë

November 23, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev tha të mërkurën, në një samit në Jerevan të Organizatës gjashtëanëtare të Traktatit të Sigurisë Kolektive, se ishte koha për një kërkim “kolektiv” për paqen në Ukrainë, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Edhe më herët Kassym-Jomart Tokayev ka shprehur përkrahjen e tij pë Ukrainën.

Duke shkruar në revistën National Interest, Tokayev tha se ndërsa Kazakistani ndante një kufi të gjatë me Rusinë, ai gjithashtu kishte “një traditë të thellë të marrëdhënieve miqësore me Ukrainën”.
“Ne respektojmë integritetin e saj territorial — siç bën shumica dërrmuese e botës,” shkroi Toqaev, duke shtuar se ai shpreson që luftimet midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë shpejt “në përputhje me Kartën e OKB-së”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Monedha ari kelte me vlerë miliona u vodhën nga muzeu gjerman

Story i radhës

​Përmbyllet projekti për pronësinë intelektuale

Të fundit nga

ShkoLartë