Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, nesër në mbrëmje do të arrijë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga Ambasada e Italisë, presidenti Mattarella të premten do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski.
Pas takimit tete-a-tete, së bashku me delegacionet e tyre, do të mbajnë një takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është planifikuar një konferencë për media për gazetarët.