Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare u takua me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.
Raisi u prit me një ceremoni zyrtare në kopshtin e Miraflores, të Pallatit Presidencial në kryeqytetin Caracas.
Në njoftimin e Presidencës lidhur me vizitën, u theksua marrëdhënia strategjike mes dy vendeve. “Dialogu, i cili synon të forcojë aleancat strategjike bazuar në parimet e miqësisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë, është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në zhvillimin e përbashkët”, theksohet në njoftim
Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se Venezuela dhe Irani kanë forcuar punën e përbashkët për të ndërtuar mundësi të reja, duke shtuar “Ne mbrojmë parimet universale balancuese të Bolivarit, duke lënë pas hegjemoninë dhe praktikat e njëanshme që janë shumë të dëmshme për të drejtat tona”.
Në kuadër të vizitës së tij në Venezuelë, Raisi vizitoi edhe mauzoleun e Simon Bolivarit, i njohur si hero kombëtar dhe shpëtimtar i vendit.