Presidenti i Iranit mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Türkiye

February 6, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi publikoi një mesazh ngushëllimi për ata që humbën jetën në tërmetin me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, i cili preku edhe vendet e rajonit, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), në mesazhin e tij me shkrim, presidenti Raisi i shprehu ngushëllime presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk për tërmetin.

Duke u shprehur se janë gati për ndihmë të menjëhershme, Raisi i dërgoi një mesazh të ngjashëm edhe Bashar Asadit, liderit të regjimit të Sirisë, i cili u dëmtua nga tërmeti.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, në fjalën e tij në mbledhjen e Kuvendit, shprehu ngushëllimet e tij për popullin e Türkiye-s dhe Sirisë, në emër të popullit iranian, për viktimat në tërmet.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kreu i AFAD, Sezer njofton se është rritur në 1.014 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin në Türkiye

Story i radhës

A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Konsullja shqiptare: Jemi në dispozicion të bashkëkombësve shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë