Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit: Do grumbullojmë ekipin më të mirë të mundshëm

1 minut lexim

Para disa javësh, “ylli” i Kombëtares franceze dhe skuadrës së PSG, Kylian Mbappe shprehu dëshirën për të luajtur në Lojërat Olimpike të ardhshme, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm në Paris të Francës.

Të njëjtin mendim ndan dhe Presidetni i sapozgjedhur i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i cili tha se për Lojtërat Olimpike, Kombëtarja e “gjelave” duhet të grumbullojë skuadrën më të mirë të mundshme.

“Të mbizotërojnë interesat më të mira të vendit.

E gjithë bota do të na shikojë, ne do të duhet të bëjmë skuadrën më të mirë të mundshme, ku nuk mund të mungojë kapiteni i saj”,- u shpreh Presidenti i ri i Federatës Franceze të Futbollit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gati një vit nga kalimi në parim i Pagës Minimale, Lekaj: S’pritet diçka më mirë nga kjo qeveri

Story i radhës

Himarë/ Arrestohen dy turistët nga Anglia, shpërndanin doza të drogave të forta gjatë sezonit turistik

Të fundit nga