Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen

March 26, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mohon interesimin e klubit të tij për lojtarin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Gazeta franceze ‘L`Equipe’, gjatë ditës së enjte, dolën me një lajm se Barcelona është futur në garë me Real Madridin, për transferimin e Mbappes.

Në gjë të tillë e mohoi vetë presidenti i Barcës. Ai tha se nuk ka hyrë në garë për yllin francez gjithashtu tha, se nuk mund të dëmtojë interesat e klubit të tij.

“Unë nuk do të hyj në garë për të, nëse e bëjë e vetmja gjë që do të arrij është të dëmtoj interesat e klubit tonë”, ishin fjalët e Laportas.

“Dua të kuptohet qartë se ne kemi prioritet ekipin mbi të gjithë”, vazhdoi ai.

Sipas tij Barcelona në këtë kohë krize financiare të ekipit, do t`i duhet lojtarë që do përshtateshin me pagat në ekip.

“Ka shumë lojtarë që duan të vijnë te Barca, atyre u pëlqen klubi, filozofia jonë, mënyra e punës sonë, të kuptuarit e futbollit. Ata duhet të përshtaten me nivelet e pagave te Barcelona dhe me një strukturë ekonomike të funksionimit që ruan qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin e klubit”, tha presidenti.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint Germain deri në fund të këtij sezoni dhe është i lidhur ngushtë me një transferim në Spanjë, por te rivali i Barcës, Real Madridi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas mesnatës ndërrohet ora

Story i radhës

Të kesh gjyshërit gjallë është dhuratë, është bekim

Të fundit nga

ShkoLartë