Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev priti në takim ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, raporton Anadolu.
Në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se Gallant i ka përcjellë Aliyevit përshëndetjet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Aliyev gjithashtu falënderoi Gallantin dhe i kërkoi që t’i përcillte përshëndetjet e tij tek Netanyahu.
Në takim, në të cilin u shpreh kënaqësia për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë bashkëpunimin në fushën ushtarake, u theksua kontributi i vizitës së presidentit izraelit, Isaac Herzog në Azerbajxhan.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e hapjes së ambasadës së Azerbajxhanit në Izrael për zgjerimin e bashkëpunimit.