Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pas përfundimit të takimeve në Arabinë Saudite, është nisur për në Katar, stacioni i dytë i turit të Gjirit, raporton Anadolu.
Erdoğan, nga Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz, u përcoll nga Zëvendësemiri Rajonal i Xhides, Bedir Bin Sultan, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Ferhan Al-Saud, ambasadori i Türkiyes në Riad, Fatih Ulusoy, ambasadori i Türkiyes në Jemen, Mustafa Pulat, dhe përfaqësuesi i përhershëm në Organizatën e e Bashkëpunimit Islam, Mehmet Metin Eker.
Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, nënkryetari i AK Partisë, Ömer Çelik, deputetë, drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës, İbrahim Kalın, shefi i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün, shefi i Arkivave Shtetërore, Uğur Ünal, dhe kryekëshilltari i presidentit Akif Çağatay Kılıç.