Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidentin e Senegalit, Macky Sall, transmeton Anadolu Agency (AA).
Para takimit, që u mbajt me dyer të mbyllura për median, Erdoğan priti homologun e tij senegalez me një ceremoni të mbajtur para presidencës.
Në ceremoni u vendosën edhe flamujt që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
pas takimit, Erdoğan dhe Sall pozuan për gazetarët dhe më pas kaluan në takimin kokë më kokë.
Presidenti Erdoğan do të organizojë një drekë zyrtare për nder të presidentit senegalez.
Pas drekës pritet që dy liderët të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.