Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, në Budapest, ku ndodhet me rastin e festimeve të Ditës së Themelimit të Shtetit të Hungarisë, raporton Anadolu.
Në kuadrin e takimeve të tij në Budapest, Erdoğan u takua me presidenten hungareze Katalin Novak në Manastirin Karmelita.
Në takimin ku presidenti Erdoğan uroi Ditën e Themelimit të Hungarisë, u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri Jashtëm turk, Hakan Fidan, kreu i komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç dhe ambasadorja e Türkiyes në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu.