Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev priti homologun turk Recep Tayyip Erdoğan me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Baku, raporton Anadolu.
Erdoğan mbërriti të hënën në Azerbajxhan pas vizitës së tij në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) si pjesë e turneut të tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes më 28 maj.
Udhëheqësit do të diskutojnë hapat për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit midis Türkiye-s dhe Azerbajxhanit dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Udhëheqësit do të mbajnë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi.
Përpara takimit, Erdoğan bëri homazhe te varri i ish-presidentit Haydar Aliyev dhe te varrezat e dëshmorëve turq dhe azerbajxhanas.
Më vonë gjatë ditës, Erdoğan pritet të vizitojë edhe Qendrën e Komandës Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.