Presidenti Erdoğan nesër udhëton në Turkmenistan për samitin trepalësh

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të udhëtojë në Turkmenistan për të marrë pjesë në samitin e parë mes presidentëve të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton presidenca turke, presidenti Erdoğan, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe ai i Turkmenistanit, Serdar Serdar Berdimuhamedov do të takohen në qytetin turkmen Avaza për të adresuar hapat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis tre vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti, energji dhe transport.

Në samit, liderët do të nënshkruajnë disa marrëveshje që synojnë forcimin e bashkëpunimit.

Presidenti Erdoğan gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe në margjinat e samitit.

Ndërkohë, edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, do të vizitojë qytetin Avaza për të shoqëruar presidentin Erdoğan në pjesëmarrjen e takimit trepalësh të ministrave të jashtëm që do të organizohet me rastin e samitit.

“Gjatë samitit dhe takimeve ministrore do të diskutohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit ekzistues midis tre vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë, energjisë dhe transportit, si dhe do të bëhet shkëmbimi i mendimeve për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralajmërimet amerikane kundër korrupsionit në RMV | Arta Bilalli nga BDI: Pres që së shpejti të ketë rezultate

Story i radhës

Berisha: Pastrimin e korrupsionit duhet ta bëjmë për veten, pastaj për BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë