Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), raporton Anadolu.
Atë në namaz e kanë shoqëruar kryeparlamentari Mustafa Şentop, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, kreu i Komunikimeve pranë presidencës Fahrettin Altun, Guvernatori i Istanbulit Ali Yerlikaya si dhe zyrtarë të tjerë.
Pas namazit të Fitër Bajramit, Erdoğan në Xhaminë Ajasofja shkëmbeu urime me qytetarët me rastin e Bajramit.
Në deklaratën për gazetarët pas namazit, presidenti turk vlerësoi vënien në funksion të gazit natyror të vendit të tij të Detit të Zi, duke rikujtuar se fillimisht qytetarët për 1 muaj do ta kenë pa pagesë tërësisht konsumin e gazit, ndërsa do ta kenë pa pagesë për 1 vit gazin natyror të përdorur për kuzhinat dhe konsumin e ujit të ngrohtë.
Ai shtoi se do të vazhdojnë punimet e sondazhit për të rritur këtë rezervë.
Duke iu përgjigjur edhe pyetjes së një gazetari lidhur me automjetin e parë vendas Togg, presidenti Erdoğan shprehu shpresën që ata që do ta zgjedhin Togg-un në Türkiye do të jenë të kënaqur.
Në fund, Erdoğan shkëmbeu urime edhe me gazetarët dhe u fotografua me ta.