Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, në margjinat e Samitit të NATO,s raporton Anadolu.
Në sallën ku u mbajt seanca Erdoğan erdhi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Erdoğan zhvilloi një bisedë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili u duartrokit nga krerët e shteteve dhe qeverive para seancës. Ai u ul pranë presidentit Erdoğan.
Takimi po zhvillohet i mbyllur për media.