Presidenti Erdoğan mbetet zgjedhja e popullit turk që nga viti 2014

May 29, 2023
1 minut lexim

Pas ndryshimit kushtetues në vitin 2007 në Türkiye që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, më 10 gusht të vitit 2014 populli turk për herë të parë doli në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit, raporton Anadolu.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 mori 51,79 për qind të votave, u zgjodh presidenti i 12-të i Republikës së Türkiyes.

Pastaj, në zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit të vitit 2018, Erdoğan duke grumbulluar 52,59 për qind të votave doli me një fitore të qartë kundrejt kandidatëve Muharrem İnce, Selahattin Demirtaş, Temel Karamollaoğlu dhe Doğu Perinçek.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura më 14 maj, Erdoğan hyri në garën zgjedhore me kandidatët Kemal Kılıçdaroğlu, Sinan Oğan dhe Muharrem İnce, i cili më vonë tërhoqi kandidaturën.

Duke mos arritur pragun prej 50 për qind, Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu shkuan në raundin e dytë më 28 maj.

Sipas rezultateve preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Erdoğan me mbi 27.7 milionë apo 52,1 për qind të votave është rizgjedhur sërish presidenti i Republikës së Türkiyes.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tarantino spekulohet të ketë paguar mbi 10 mijë dollarë për ‘fetishin shqetësues’

Story i radhës

Haxhi Krasniqi: Më 5 gusht do të shkruajmë histori

Të fundit nga

ShkoLartë