Presidenti Erdoğan inspekton nga afër minierën në Bartın ku ndodhi shpërthimi

1 minut lexim

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi minierën e qymyrit në rrethin Amasra të provincës veriore turke Bartın, ku 41 punëtorë humbën jetën si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan inspektoi nga afër minierën, ku u informua mbi punimet dhe situatën e fundit nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Bilgin dhe ministri i Energjisë së Burimeve Natyrore Fatih Dönmez.

Presidenti Erdoğan më pas kaloi në Qendrën e Koordinimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ku kryesoi një takim koordinativ.

Erdoğan gjatë inspektimeve u shoqërua nga kryeparlamentari Mustafa Şentop, nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Transportit dhe Infrastrkuturës Adil Karaismailoğlu, nënkryetari i AK Partisë Binali Yıldırım, shefi i Drejtorisë së Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kultivonin lëndë narkotike/ Bien në pranga babë e bir, shkon në 26 numri i megaoperacionit

Story i radhës

Shkëndija me dy lojtarë me pak gjunjëzon ekipin maqedonas 

Të fundit nga