Presidenti dhe drejtori sportiv i PSG-së kapin arbitrin në tunel

February 16, 2022
1 minut lexim

Supersfida mes PSG-së dhe Realit të Madridit ka përfunduar më rezultatin 1-0, ku goli i fitores u shënua në minutën e 94-t me firmën e Kilian Mbapesë.

Por pavarësisht lojës dominuese dhe fitores, ky duel nuk ka kaluar pa pakënaqësi për kampin parisien.

“Marca” raporton se presidenti Al Kelaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, kanë ndjekur arbitrin në fund të pjesës së parë, duke u ballafaquar me të në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes.

Prestigjozja spanjolle bën me dije se Al Kelaifi dhe Leonardo kanë pasur rezerva sa i përket gjykimit gjatë pjesës së parë, duke i ishtruar presion Orsatos për ndeshjen.

Një ngjarje kjo që është parë edhe nga zyrtarët e UEFA-s. Një skandal i vërtetë ky, që pritet për tu parë nëse do të shoqërohet me pasoja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski bisedë telefonike me Rutte

Story i radhës

Refuzoi takimin dhe u largua nga Shqipëria, Beatrix bën deklaratën për Donaldin, ja çfarë shkruan këngëtarja

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë