presidenti biden zbut rregullat ne perpjekje per te ulur cmimin e karburantit 6256003da1214

Presidenti Biden zbut rregullat, në përpjekje për të ulur çmimin e karburantit

April 12, 2022
min lexim

MENLO, Aioua – Ndërsa inflacioni ka arritur nivelin më të lartë prej 40 vitesh, Presidenti Joe Biden udhëtoi të martën drejt shtetit amerikan që njihet për prodhimin e misrit, Aioua, për të njoftuar një hap modest që synon uljen e çmimit të karburantit, duke hequr një rregull që përcakton kufizime për nivelin e përzierjes së etanolit.

Veprimi i tij reflekton mënyrat në të cilat po vepron Presidenti Biden për të përdorur çdo mjet të mundshëm në dispozicion për të lehtësuar presionin e krijuar nga rritja e çmimeve, megjithëse duket se efekti do të jetë i vogël dhe i pasigurtë. Inflacioni vetëm është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, në vend që të zbehej siç pati premtuar më parë Presidenti Biden, pas rimëkëmbjes nga reçensioni i shkaktuar nga koronavirusi nga paketa financiare e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh.

Një raport i qeverisë i publikuar të martën tregon se çmimi i mallrave të konsumit u rrit me 8.5% krahasuar me marsin e një viti më parë – shifra më e lartë kjo që nga dhjetori 1981. Kjo vetëm e thellon sfidën politike për Presidentin Biden dhe kandidatët demokratë ndërsa po afrohen zgjedhjet e mesmandatit. Mbi gjysma e rritjes vjen nga çmimi i rritur i karburantit, i cili u rrit pjesërisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, kostot u rritën edhe për strehimin, ushqimet dhe mallra të tjera.

Image

Presidenti Biden dhe Ligjvënësja demokrate Cindy Axne, duke dëgjuar një drejtues të kompanisë POET (Menlo, 12 prill 2022)

Presidenti Biden e quajti inflacionin “rritja e çmimeve e Putinit”.

“Buxheti i familjes suaj, mundësia për të mbushur serbatorin, asnjë prej këtyre nuk duhet të varet nga nëse një diktator shpall luftë dhe bën gjenocid gjysmë bote larg“, tha presidenti amerikan, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.

Image

Presidenti Biden gjatë fjalimit në Menlo (12 prill 2022)

Por, gjatë fjalimit të tij në fabrikën e bio-karburanteve POET, në Menlo, Presidenti Biden pranoi se heqja e rregullave për përzierjen e etanolit është një hap i vogël.

“Po bëj gjithçka brenda autoritetit tim nëpërmjet urdhërave ekzekutivë për të ulur çmimet”, tha ai. “Nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet tona, por do t’i ndihmojë disa njerëz”.

Pjesa më e madhe e benzinës të shitur në Shtetet e Bashkuara përzihet me 10% etanol, një bio-karburant që është momentalisht më i lirë. Presidenti Biden tha se Agjensia për Mbrojtjen Mjedisore do të njoftojë një masë emergjence për të lejuar përzierjen me 15% etanol, praktikë e cila normalisht ndalohet gjatë periudhës së vitit nga 1 qershori deri në 15 shtator, për shkak se shton smogun në temperatura të larta.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

61 vjecari vrau bashkejetuesen e djalit e me pas u vetevar flet e motra nusja rrinte mbyllur ne dhome kishte frike 6255fae244ed9
Story i mëparshëm

61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Nusja rrinte mbyllur në dhomë, kishte frikë

ngjarjet e dates 13 prill 625607bceea34
Story i radhës

​Ngjarjet e datës 13 prill

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë