Presidenti Biden: Është koha për armëpushim në Liban

1 minut lexim

Presidenti amerikan, Joe Biden është pyetur nga gazetarët  nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm.

Biden u përgjigj: “Është koha për një armëpushim”, shkruan Sky News.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq, ai shtoi: “Ne po reagojmë”.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në/ Zbardhen prapaskenat, Greqia tërhiqet nga kushtet që i kishte vendosur Tiranës për…

Story i radhës

Si ta mposhtim tradhtinë në martesë?

Të fundit nga