presidenti begaj vizite zyrtare ne itali takohet me presidentin mattarella 6470cb1501519

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali, takohet me presidentin Mattarella

May 26, 2023
min lexim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga homologu i Italisë, Sergio Mattarella.

Kjo është vizita e parë e presidentit në një prej vendeve të Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.

Pas ceremonive të rastit, Begaj dhe Mattarella, zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.

Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, lideri shqiptar vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve.

Ai shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet.

Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen shumëdimensionale ekonomiko-sociale përmes programeve të zhvillimit e ndihmës, si dhe pritjen e afro gjysmë milioni emigrantësh shqiptarë në Itali, presidenti Begaj nënvizoi se këto ngjarje i kanë bërë edhe më të forta marrëdhëniet.

Kreu i shtetit tha gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira ekonomike e tregtare, dhe duke iu referuar Italisë si partneri kryesor e i privilegjuar tregtar dhe si një prej donatorëve kryesorë për Shqipërinë, nënvizoi se mundësitë janë edhe më të mëdha në këtë drejtim.

Një mirënjohje të veçantë, shprehu edhe për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit të këtij procesi.

Presidentët ranë dakord të mbështesin iniciativat e përbashkëta shtetërore në ruajtjen dhe në promovimin e vlerave të përbashkëta, të cilat qëndrojnë në themel të miqësisë së sprovuar midis dy popujve.

Me rëndësi, Begaj nënvizoi mbështetjen që Italia i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera rajonale, gjithashtu dhe dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Në fund të takimit, të dy presidentët ranë dakord të vijojnë inkurajimin dhe mbështetjen për institucionet e të të dy vendeve në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e të miqësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

softueret e spiunazhit te nso group jane perdorur per here te pare ne nje konflikt ushtarak 6470c9b03f7a4
Story i mëparshëm

Softuerët e spiunazhit të NSO Group janë përdorur për herë të parë në një konflikt ushtarak

trazirat ne veri komandanti i kfor it i shkon ne zyre kurtit 6470ccf275f6b
Story i radhës

Trazirat në veri, komandanti i KFOR-it i shkon në zyrë Kurtit

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë