Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin që ka tronditur Gjermaninë. Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një automjet përplasi turmën me një njerëz në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.
Në reagimin e tij Begaj ka dënuar sulmin, ndërsa nënvizon se Shqipëria qëndron me Gjermani dhe shpreh solidaritet me familjet e viktimave.
“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.
Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.”, thotë Begaj.
Burimi: botasot.info