Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Presidenti Begaj priti në takim kryeparlamentarin Gashi! U bisedua për gjuhën shqipe, balancuesin dhe Korridori 8 – Gazeta.mk

Presidenti Begaj priti në takim kryeparlamentarin Gashi! U bisedua për gjuhën shqipe, balancuesin dhe Korridori 8

min lexim

 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se gjatë bisedës u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe kulturor.

“Kreu i Shtetit vlerësoi rëndësinë e rolit të faktorit shqiptar si ‘faktor shtetformues, paqedashës dhe i vendosur për integrimin Euroatlantik’ për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, i cili shërben edhe si urë lidhëse mes dy vendeve tona. Shqiptarët kanë një rol të veçantë edhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Begaj vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe me një rol prioritar për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjin për gjuhën dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë.
“Shqipëria është e gatshme të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve për avancimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, si dhe kontekstin evropianizues të zhvillimeve në mbarë rajonin”, ka theksuar Begaj, “duke garantuar një klimë miqësore dhe konstruktive, një model i fqinjësisë së mirë në rajon”.

Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike u theksua rëndësia e vazhdimit të projekteve të nisura, sipas njoftimit, ndër më të rëndësishmit, Korridori VIII.

Presidenti Begaj ka theksuar gjithashtu se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e integrimit evropian është një proces i rëndësishëm, sipas tij, pavarësisht veçimit të dy vendeve në këtë rrugëtim.
Kryeparalamentari Gashi zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. /Anadolu

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Duhet kujdes maksimal gjatë blerjeve onlajn, mashtruesit janë aktivizuar!

Story i radhës

80 vjetori i KAÇKM-së dhe i çlirimit të Shkupit – Mickoski: Nëse jemi të ndarë asnjëherë nuk do të fitojmë

Të fundit nga