​Presidenti Begaj pret raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos

January 26, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, me të cilën bisedoi mbi rrugën evropiane dhe sfidat reformuese e zhvilluese të vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe kontributin e eurodeputetes Santos dhe të kolegëve të saj në përgatitjen e raportit të vitit të shkuar për Shqipërinë, duke nënvizuar realizmin e tij dhe frymën mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e rëndësishme që Parlamenti Evropian i ka dhënë procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar, se “mbështetja e Parlamentit Evropian është e nevojshme për arritjen e objektivave të vëna në kuadër të procesit të negociatave dhe zhvillimit të takimit të dytë ndërqeveritar BE-Shqipëri”.

Duke u ndalur tek zhvillimet e reja gjeopolitike, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Kreu i Shtetit nënvizoi, se Shqipëria do të mbetet gjithmonë një partner shumë i besueshëm në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkohet gjithmonë vendimeve e qendrimeve të BE-së në këto drejtime.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat specifike me të cilat po përballet ky rajon dhe vendet e tij, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Çmimi i tatimi në pronë, Gjini kërkon norma graduale ose ndryshim të ligjit

Story i radhës

Zëdhënësi i VV-së për PDK-në: Pa kauzë, pa ide, pare plot

Të fundit nga

Pensionet: sa kohë duhet të punojmë?

Në maj, Parlamenti danezmiratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa 21 ishin kundër. Ligji i ri përcakton rritjen e moshës së daljes në

Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e kuvendit

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të

Horoskopi i datës 5 qershor 2025

Dashi Në përgjithësi gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot dhe shpesh do jeni konfuzë për gjithçka. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë goxha konfuze. Shpesh do ndiheni në
sqmken
ShkoLartë