presidenti begaj dekreton marreveshjen e huase me shba 6a6e4e2f11c38

Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja është pjesë e financimit të jashtëm ushtarak amerikan (Foreign Military Financing – FMF), i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.

Në dekretin e tij, që mban datën 30 korrik, Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.

Dekreti i Kreut të Shtetit:

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D E K R E T O J:

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

z rama pse kelmendi kerkon pergjigje per konsullaten serbe ne shkoder 6a6e4db366128
Lajmi i mëparshëm

“Z. Rama, pse?” – Kelmendi kërkon përgjigje për konsullatën serbe në Shkodër

ne gjermani rreth 10 000 te vdekur nga vapa 6a6e4e93eff1b
Lajmi i radhës

​Në Gjermani rreth 10.000 të vdekur nga vapa

Të fundit nga

ShkoLartë