presidenti bajram begaj takon kancelarin austriak van der bellen austria do te kujdeset qe ballkani perendimor te jete ne krye te agjendes se be 67e3193ac861d

Presidenti Bajram Begaj takon kancelarin austriak, Van der Bellen : Austria do të kujdeset që Ballkani Perëndimor të jetë në krye të agjendës së BE

March 25, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i cili ndodhet në Vienë për një vizitë zyrtare është takuar të martën me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen.

“Partneriteti Shqipëri-Austri bazohet në vlerat e përbashkëta, demokracinë, paqen dhe stabilitetin. Këto parime na bashkojnë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të adresuar sfidat rajonale dhe globale dhe për të nxitur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Në takim u riafirmua angazhimi që krahas marrëdhënieve të forta politike të avancohet edhe me bashkëpunimin ekonomik.

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria ofron një klimë tërheqëse investimi dhe se në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve ka potencial për shfrytëzim, në rradhë të parë parë në turizëm, ku Shqipëria po njeh një zhvillim shumë pozitiv.

Nga ana e tij, kancelari austriak Alexander Van der Bellen, në një postim në “X” ka shkruar se Austria do të kujdeset që Ballkani Perëndimor të jetë lartë në agjendën e Bashkimit Evropian në aspiratën për integrim në këtë rajon për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar që Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor të qëndrojnë në krye të axhendës së BE-së”, ka thënë ai.

Po ashtu ka folur specifikisht për progresin që ka shënuar Shqipëria dhe synimin për integrim në BE deri në vitin 2030.

“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në vitet e fundit dhe është bërë një nga pararendësit në procesin e anëtarësimit në BE. Ambicia e vendit është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

paga minimale do te rritet sipas ligjit dhe do te arrije 24 400 denare 67e313d2d7023
Story i mëparshëm

Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe do të arrijë 24.400 denarë

xhaxhai i 19 vjecarit te ndjere thote se kane pranuar ngushellime nga familja e dorasit 67e3229b805c0
Story i radhës

Xhaxhai i 19-vjeçarit të ndjerë thotë se kanë pranuar ngushëllime nga familja e dorasit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë